19 Prill 2024

Tur-operatorë të Kosovës për vizitë në Maqedoni

Shkup, 31 maj - Dhjetëra tur-operatorë më të mëdhenj të Kosovës sot qëndrojnë për vizitë pune në Maqedoni.

Qëllimi i vizitës njëditore është që tur-operatorët të njoftohen me ofertën turistike tlë Maqedonisë.

Janë të interesuar për turizmin veror dhe dimëror si dhe për organizimin e të ashtuquajtura tura qarkulluese, me të cilat do të përfshihen më shumë kuriozitete në shtet.

Nga Agjencia për investime të huaja dhe promovim të eksportit të Maqedonisë informojnë se gjatë ditës është planifikuar vizitë të disa kurioziteteve turistike, si dhe takime me hotelierë të Maqedonisë dhe përfaqësues nga biznes sektori turistik, me ç’rast pritet të kontraktohet bashkëpunim i mëtejshëm i përbashkëtdhe të lidhen biznes marrëveshje konkrete.

Vizita është rezultat i aktiviteteve të promotorit ekonomik në Kosovë, Fatos Mustafa, ndërsa realizohet në bashkëpunim me Agjencinë për promovimin dhe përkrahjen e turizmit të Republikës së Maqedonisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)