28 Prill 2024

Thaçi: Vitin e ardhshëm me investime në Brezovicë

Prishtinë, 22 dhjetor - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se pret që vitin e ardhshëm të përfunojë procesi i identifikimit të investitorit, që do të revitalizojë qendrën ekzistuese në Brezovicë. “Ekspertët e jashtëm kanë vlerësuar se rreth 200 milionë euro investime do të krijojnë deri në 4000 vende të reja të punës në komunat që preken nga malet e Sharrit”.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se pret që vitin e ardhshëm të përfundon procesi i ndihmuar nga USAID dhe BE për të identifikuar investitorin, përkatësisht operatorin e jashtëm, që do të revitalizojë qendrën ekzistuese dhe do të investojë në ski-lifte dhe ndërtesa të reja.

”Gjithë këto në mënyrë te qëndrueshme dhe duke ruajtur bukuritë e natyrës. Ekspertët e jashtëm kanë vlerësuar se rreth 200 milione euro investime do të krijojnë deri në 4000 vende të reja të punës në komunat që preken nga malet e Sharrit”.

Thaçi po ashtu përmend ngjarjen e djeshme ku u nënshkrua ndërtimi i ”autostrades energjetike” me Shqipërinë, e që sipas tij, do të investohen 75 milione euro për linjën e interkoneksionit të gjatë 241 km, një lajm që zuri vend edhe në mediet botërore. Pas dy vitesh, shkëmbimi energjetik me Shqipërinë do të trefishohet!

”Bashkëpunimi i mëtutjeshëm në integrimin e ekonomive, e posaçërisht tregjeve turistike me Shqipërinë është esencial, ngase fare lehtë vërehet se qytetarët e Kosovës edhe në vitet në vijim do të verojnë në plazhet e jugut të Shqipërise, e qytetarët e Shqipërisë do të fillojnë të skijojne në malet magjepëse të Kosovës”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)