09 Maj 2024

Thaçi u rekomandon qytetarëve që të bëhen pjesë e turizmit malor dhe rural

Prishtinë, 14 qershor - Kryeministri Hashim Thaçi, ka bërë të ditur sot për mbështetjen që Qeveria e Kosovës ka dhënë për botimin e një guide që promovon turizmin malor dhe rural.

Në një postim në rrjetin social facebook, Thaçi u ka rekomanduar qytetarëve që të bëhen pjesë e turizmit malor dhe rural, e që mos të shkojnë në pushime vetëm në bregdet.

“Këto ditë më ra në dorë kjo guidë me mbi 300 foto mahnitëse nga bjeshkët e Sharrit, Rugovës, Deçanit, Junikut, Istogut dhe të tjera malësi të bukura të Kosovës. Botimi është mbështetur nga Qeveria e Kosovës në vazhdën e përpjekjeve për të zhvilluar turizmin malor e rural. Pjesën më të madhe të këtyre vendeve kam pasur kënaqësinë ta vizitoj vetë, por zbulova disa që ende nuk i kam parë. Bashkëqytetarët tanë preferojnë detin për pushim, mirëpo unë u rekomandoj që të eksplorojnë edhe bjeshkët atraktive dhe peizazhin rural të Kosovës. Ju garantoj që bukuria e natyrës dhe mikpritja e banorëve nuk do t\'ju zhgënjejë! HTH”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)