29 Prill 2024

Thaçi: Dragashi do të bëhet destinacion për turistë

Dragash, 4 qershor - Dragashi është një prej lokacioneve me potencial të madh për zhvillimin e turizmit dhe me Misionin e Ri do të ketë investime të mëdha, që kjo zonë e Kosovës të jetë një destinacion për shumë turistë nga mbarë bota.

Kështu tha sot kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, gjatë një tubimi me simpatizantë në Dragash.

Ai tha se Qeveria e Kosovës ka investuar shumë në këto 7 vjet në komunën e Dragashit.

“Me Misionin e Ri, Dragashi do të përfitojë shumë sidomos në investimet për zhvillimin e turizmit malor. Qyteti juaj do të jetë një destinacion për shumë turistë nga mbarë bota. Qeveria e Kosovës do ta trajtojë me prioritet Dragashin. Përmes investimeve në turizëm ne do të sigurojmë rreth 20 mijë vende pune”, tha Thaçi.

Ai tha se Dragashi përherë ka treguar përkrahje të madhe për PDK-në dhe përsëri do të rikonfirmoj mbështetjen. “Dalja juaj sa më masive në zgjedhje dhe vota për PDK-në do ta bëjë edhe më spektakulare fitoren tonë, do të jetë fitore përtej bindjeve politike”, tha ai.

Thaçi në Dragash ka vizituar edhe fabrikën “Remateks”, e cila ka 400 punëtorë, ku prezantoi edhe Fondin e Punësimit, përmes të cilit tha se Kosova do të përjetojë zhvillim të hovshëm ekonomik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)