07 Maj 2024

Thaçi: Brezovica krijon katër mijë vende të punës

Prishtinë, 15 shkurt - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se pas aprovimit të Planit Hapësinor të Sharrit mund të finalizohen investime në vlerë mbi 200 milionë euro dhe të krijohen 4 mijë vende të reja të punës.

“Dje Kuvendi i Republikës aprovoi Planin Hapësinor të Sharrit si parakusht të domosdoshëm për investime në potencialet turistike të Brezovicës. Jam i lumtur që tani mund t’i finalizojmë investimet mbi 200 milionë euro dhe krijim të 4 000 vendeve të reja të punës në një qendër moderne të skijimit. Krejt kjo me ndihmën e BE-së dhe USAID-it. Bëni share dhe vizitoni www.brezovicaresort.com për më shumë informata rreth procesit”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)