07 Maj 2024

Të ardhurat e turizmit turk në 2013 arrijnë në 32 miliardë dollarë

Ankara, 31 janar - Sipas shifrave që ka publikuar së fundi Instituti i Statistikave të Turqisë, të ardhurat e turizmit në 2013-n krahasuar me një vit më parë janë rritur me 11.4% dhe kanë arritur në 32 miliardë e 424 mijë dollarë.

Instituti i Statistikave të Turqisë deklaroi të dhënat e turizmit për vitin 2013.

Të ardhurat e turizmit krahasuar me një vit më parë janë rritur me 11.4% dhe kanë arritur në 32 miliardë e 424 mijë dollarë.

Të ardhurat e turizmit në tre muajt e fundit të vitit 2013, janë rritur me 5.5% dhe kanë arritur në 7 miliardë e 765 milion e 343 mijë dollarë.

Kurse numri i vizitorëve në tremujorin e fundit të vitit në fjalë u rrit me 8.6%.

Sipas informacioneve të Institutit, një vizitor ka shpenzuar rreth 956 dollarë.

Ndërsa numri i nënshtetasve turq që kanë dalë jashtë shtetit në 2013-n u rrit me 33.3 % duke arritur në 1 milion e 962 mijë e 893 vetë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)