03 Maj 2024

Struga dhe Ohri destinacione të preferuara për fundjavë

Strugë, 14 korrik - Ohri dhe Struga sot janë stërmbushur nga turistët vendor dhe të huaj, për shkak të temperaturave të larta.

Plazhet e Liqenit të Ohrit janë mbushur kryesisht në pjesën turistike të Ohrit, por një numër i madh i pushuesve kanë qëndruar edhe në Strugë.

Nga kjo fundjavë pritet rritja e pushuesve për shkak të rritjes së temperaturave gjatë tërë kësaj jave. Turistët vendor janë në numër më të madh sidomos në periudhën e fundjavës, kur ata shfrytëzojnë pushimet e shkurtëra.

Ndërkohë, hotelet dhe pushimoret private bëjnë të ditur për një numër të madh të turistëve nga Shqipëria, Kosova, Holanda, Anglia, por edhe pushues kinez.

Sot Ohrit dhe Struga gjithashtu kanë qenë më të gjallëruara edhe në pjesën e çarshive të qyteteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)