19 Prill 2024

Spanja përgatitet për sezonin turistik

Madrid, 31 maj - Në Spanjë, ku 14 për qind e ekonomisë varet nga turizmi, pritshmëritë janë veçanërisht të larta.

Si shumë destinacione turistike në të gjithë Mesdheun, industria e turizmit në Spanjë është në gjendje të vështirë. Vala më e rëndë e kërcënimit nga koronavirusi duket se ka kaluar, dhe për shumë njerëz përgjatë bregdetit spanjoll, njoftimi nga Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez për rihapje ishte një lajm i shumëpritur.

"Që nga muaji korrik, hyrja e turistëve të huaj në Spanjë do të rinisë me kushtet e nevojshme të sigurisë."

Kosta Brava në Mesdhe është një nga destinacionet më të njohura të turizmit në Spanjë. Lloret de Mar në Kataloni pret një milion turistë në vit.
Jaume Dulsat, kryebashkiak i Lloret de Marit.

"Njoftimi i qeverisë për lejimin e tursitëve nga korriku është një lajm tepër i mirë për destinacionet turistike si Lloret de Mari", tha Jaume Dulsat, kryebashkiak i Lloret de Marit.

Si në vendet e tjera, edhe në këtë zonë autoritetet do të marrin masa për të shmangur infeksionet e mundshme dhe për të siguruar që pushuesit të jenë të shëndetshëm dhe të lumtur.

"Ne vendosëm ta ndajmë plazhin në tre zona: një për familje me fëmijë, një për njerëz të moshuar me qasje të lehtë dhe një tjetër për çifte ose grupe miqsh", tha zoti Dulsat.

Për shkak se sezoni do të fillojë me vonesë, për shumë biznese të ardhurat nuk do të jenë të mira. Disa banorë nuk janë shumë optimistë.

"Do të kemi shumë humbje në biznes, vende pune dhe para", thotë Jose Luis Bueno, banor i Lloret de Marit.

Ky rajon do të jetë në konkurrencë për turistët me Greqinë, Francën dhe pjesët e tjera të Spanjës. Të gjithë po punojnë shumë për të tërhequr turistë që duan të kalojnë pushimet në Mesdhe pas masave të ashpra kufizuese për koronavirusin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)