07 Maj 2024

Shumica e turistëve bullgarë pushojnë vetëm gjatë verës

Sofje, 23 janar - Shumica e turistëve bullgarë disponojnë mjete për të pushuar vetëm gjatë verës, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Sipas ekspertëve në këtë degë, 81 për qind e bashkatdhetarëve tanë kanë pushuar gjatë muajve qershor, korrik, gusht dhe shtator të vitit 2013.

Ndërkohë, pushimet e gjata dimërore nuk janë të përhapura ndër bullgarët. Specialistët vënë në dukje se Bullgaria mbetet destinacioni i preferuar për pushime gjatë 2013-ës për 59 për qind prej bullgarëve. 12 për qind e pushuesve shënojnë se do t’i kalonin pushimet e tyre vetëm jashtë, kurse 29 për qind e bullgarëve arrijnë të pushojnë edhe te ne, edhe jashtë.

Vitin e kaluar bashkatdhetarët tanë kanë pushuar më shumë në fqinjat tona - Greqi dhe Turqi, si dhe në Itali dhe Spanjë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)