24 Prill 2024

Shqipëria synon tërheqjen e turistëve kinezë

Tiranë, 14 qershor - Tirana dhe Pekini nënshkruan të martën një memorandum, me anë të të cilit synojnë nxitjen e turistëve kinezë për të vizituar Shqipërinë.

Dokumenti u firmos nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi dhe ambasadori kinez në Tiranë, Ye Hao.

Sipas memorandumit, Ministria dhe Administrata Kombëtare e Turizmit e Republikës Popullore të Kinës do të krijojnë lehtësira për hyrjen e grupeve të udhëtimit të turistëve kinezë në Shqipëri, përfshirë edhe procedurat për dhënien e vizave.

Ministri Bumçi falënderoi Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës e cila për të promovuar turizmin shqiptar, ka marrë përsipër dhe përkthimin e materialeve promovuese turistike.

Sipas Bumçit, në kuadër të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, do të organizohet në Kinë java kulturore shqiptare, ku do të prezantohet edhe një ekspozitë turistike nga Shqipëria.

Ndërsa ambasadori kinez, Ye Hao vlerësoi potencialet turistike të Shqipërisë, miqësinë, mundësinë e zhvillimit të ndërmarrjeve të mesme e të vogla, bashkëpunimin kulturor, etj.

Ai njoftoi se në faqen zyrtare të Ambasadës Kineze ka një hapësirë promovuese për turizmin shqiptar.

Diplomati Ye Hao shprehu gadishmërinë për të shtuar dhe nxitur më tej bashkëpunimin kulturor si dhe nxitjen e investimeve kineze në Shqipëri.

Gjithashtu ai tha se Kina është një ndër vendet e para në botë, me rreth 70 milionë turistë që dalin jashtë vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)