20 Maj 2024

Shqipëria përgatitet për sezonin turistik

Tiranë, 31 maj - Në kuadër të sezonit turistik, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka marrë një sërë masash duke i kushtuar rëndësi rendit publik dhe shmangies së trafikut.

Ndërsa pastrimin e plazheve, nëpërmjet Agjencisë së Bregdetit, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Mjedisit ka kohë që ka filluar, ministri Ahmetaj ka bërë publike edhe një sërë masash të tjera.

Vëmendje do t\'i kushtohet rendit publik dhe qarkullimit të mjeteve, duke shmangur trafikun.

Për këtë ministria e turizmit po bashkëpunon me ministrinë e brendshme duke hartuar edhe planin e monitorimit të akseve kryesore, jo vetëm për të evituar aksidentet, por edhe për të shmangur trafikun e madh.

Bashkëpunimi nga të dyja agjencitë, Agjencia Kombëtare e Turizmit, qoftë ajo Bregdetit është fokusuar edhe tek sinjalistika e destinacioneve turistike, kulturore dhe historike.

Sipas qeverisë, këtë vit për herë të parë në plazhe do të ngrihen qendra urgjence shëndetësore me autoambulanca të posaçme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)