03 Maj 2024

Shqipëria pastron zonat turistike bregdetare

Tiranë, 7 prill - Ka vazhduar me plazhin e Spillesë në Kavajë aksioni për pastrimin e zonave turistike bregdetare në prag të çeljes së sezonit të ri turistik.

Sipërfaqja e rërës ishte e ndotur nga mbeturinat që deti sjell në breg, ndërsa parku i pishave përgjatë brezit të rërës edhe këtë vit ishte viktimë e sjelljes aspak qytetare të njerëzve që në kohë të ndryshme e kanë shfrytëzuar atë.

Fatos Kaja, kryetar i komunës Spille, thekson: “Ky aksion është një sinjal që plazhi i Spillesë këtë verë do të jetë shumë i pastër për një turizëm sa më cilësor. Pastrimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.”

Mbi 150 vullnetarë, anëtarë të Korpusit të Vullnetarëve si dhe nga administrata e komunës, punuan për pastrimin e plazhit dhe parkut të pishave duke bërë apel për mbajtjen pastër të tyre.

Vullnetarët bënë mbledhjen e diferencuar të mbeturinave duke grumbulluar mbetjet plastike, të cilat përbëjnë shumicën e tyre, dhe ua dorëzuan fabrikave të riciklimit.

Gjatë muajit prill dhe maj do të bëhet pastrimi i të gjitha plazheve, nga Velipoja deri në Orikum.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)