04 Maj 2024

Shqipëria anashkalohet për kompleksin turistik në Liqenin e Ohrit

Ohër, 23 korrik - Pala shqiptare si pjesë e komitetit dypalësh maqedono – shqiptar për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit në kuadër të UNESCO nuk është pyetur lidhur me ndërtimin e kompleksit gjigant në bregun e Liqenit të Ohrit në pjesën e Maqedonisë nga ana e biznesmenit indian, Subrata Roj.

Shqipëria si partnere në komitetin dypalësh nga viti 1999 thuhet se është aktore kryesore në projektin për mbrojtjen e Liqenit në kuadër të UNESCO, por nga Komiteti dypalësh theksojnë se deri tani nuk kanë marrë asnjë informacion për ndërtimin e kompleksit që thuhet do të jetë më i madhi në Evropë, si qendër turistike pranë liqenit.

Anëtari i komitetit dypalësh nga pala shqiptare, Arian Meroli ka theksuar se ata nuk janë kontaktuar në asnjë formë.

“Ne nuk kemi asnjë lloj informate nga ana maqedonase. Ne kemi firmosur dhe ratifikuar marrëveshje dypalëshe dhe konventa ndërkombëtare për t`u informuar mes vete për të gjitha aktivitetet që ndikojnë në ujin, florën dhe faunën e Liqenit të përbashkët. Kjo marrëveshje kërkon respektim të dyanshëm dhe në përputhje me konventat ndërkombëtare.Zbatimi i të gjitha normave të BE-së është pjesë edhe që ndërlidhet me mbrojtjen e liqenit”, ka theksuar Meroli.

Marrëveshja për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit dhe zbatimi i saj nisi nga viti 2004, duke u ratifikuar nga Parlamentet e të dyja vendeve. Tirana zyrtare deri tani ka heshtur, ndërsa një reagim më i fortë pritet nga formimi i Qeverisë së re.

Biznesmeni indian Subrata Roj paralajmëroi ndërtimin e kompleksit turistik, i cili do të ndërtohet në bregun e Liqenit të Ohrit dhe do të jetë mes dhjetë më të mirëve në botë. Do të përmbajë objekte për rekreacion, pushim, terrene për golf, spa qendra, marina-hotele, objekte për zbavitje, kazino në ujë, e tjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)