10 Maj 2024

SBASHK dërgoi në Durrës 320 punëtorë të arsimit nga e tërë Kosova

Prishtinë, 24 qershor - Në shenjë respekti për angazhimet dhe arritjet në procesin edukativo-arsimor, SBASHK-u dërgoi në bregdetin shqiptar 320 punëtorë të arsimit nga të gjitha Komunat e Kosovës.

Këta sindikalistë janë vendosur në ambientet e bukura të Kompleksit Turistik Hotelier “Bonita” në Durrës dhe i janë mirënjohës SBASHK-ut për mundësinë e dhënë që të pushojnë por edhe të krijojnë njohje të reja e të shkëmbejnë  përvoja të punës edukative.

Kjo traditë e mirë në SBASHK ka filluar para 4 vitesh dhe falë menaxhimit të mirë të mjeteve Fondi për rekreacion, që është formuar me vendimin e Këshillit Drejtues, ka mundësuar që numri i pushuesve të shtohet nga viti në vit.

Dërgimi i sindikalistëve të arsimit për pushime është vetëm njëri ndër aktivitetet e shumta të SBASHK-ut në këtë vit. Ata kanë zhvilluar edhe shumë aktivitete në ngritjen dhe forcimin  e kapaciteteve të sindikatës së tyre, në përgatitjen për t’u përballur me sfidat e kohës, në forcimin e komunikimit dhe unitetit she sfera të tjera me rëndësi për organizimin e mirëfilltë sindikal.

Në kryesinë e SBASHK-ut janë të vetëdijshëm se numri i punëtorëve të arsimit që meritojnë të dërgohen për pushime është shumë i madh, por ata kanë vepruar brenda mundësive që lejon Fondi për rekreacion e duke u bazuar në kriteret e përcaktuara nga Këshilli Drejtues, i cili ka vendosur që për pushime në Durrës të dërgohet  1 në çdo 60 anëtarë të SBASHK-ut nga gjithë komunat e Kosovës bazuar në kriteret konkrete që duhej plotësuar anëtarët e SBASHK-ut për të qenë në listën e pushuesve në bregdetin e bukur shqiptar.

Që çdo gjë  të shkojë mirë, një punë korrekte e të angazhuar janë duke bërë edhe përgjegjësit për mirëvajtjen e pushimeve, që janë caktuar nga Këshilli Drejtues dhe komisioni i caktuar nga kryesia e SBASHK-ut.

Pushuesit ndjehen mirë buzë detit dhe u janë mirënjohës kolegëve të tyre dhe SBASHK-ut për mundësinë e dhënë për të kaluar në një atmosferë kaq të bukur 5 ditë pushimi.

Ata falënderojnë edhe pronarin, Astrit Ismaili, dhe gjithë stafin e Kompleksit Turistik Hotelier “Bonita” për pritjen dhe për gjithë kujdesin që po tregojnë në mënyrë që çdo gjë të jetë në nivel gjatë gjithë kohës së pushimeve të merituara të këtyre anëtarëve të SBASHK-ut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)