29 Mars 2024

Rregullohet shtrati i lumit Toplluha në Therandë

Prishtinë, 6 nëntor - Pas rishikimit të buxhetit për vitin 2013, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi dhe Kryetari i Komunës së Therandës, Blerim Kuçi, kanë arritur marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit për rregullimin e shtratit të lumit Toplluha.

Qëllimi i këtij projekti është pastrimi dhe rregullimi i shtratit të lumit, ndërsa vlera e përgjithshme e tij është 600.000 euro. Për vitin 2013, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndarë 100.000 euro, ndërsa për vitin 2014 është paraparë që për këtë projekt të ndahen edhe 300.000 euro të tjera.

 
Për të siguruar mbarëvajtjen dhe transparencën e projektit si dhe kualitetin e punëve, nënshkruesit e marrëveshjes janë dakorduar t’a themelojnë  Këshillin Drejtues të Projektit që ka për detyrë t’a drejtojë zhvillimin e projektit në tërësi sipas dokumentacionit teknik dhe në kuadër të buxhetit të alokuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)