06 Maj 2024

Rihapet për vizitorë Statuja e Lirisë

Washington, 14 tetor - Statuja e Lirisë, e mbyllur si rrjedhojë e mbylljes së pjesërishme të qeverisë amerikane, është rihapur për vizitorë.

Statuja është hapur të dielen, pasi shteti i Nju Jorkut vendosi ta financojë hapjen e këtij monumenti.

Statuja e Lirisë, është një nga dhjetë monumentet e tjera, të planfikuara për t’u rihapur gjatë vikendit që lamë pas, si rrjedhojë e marrëveshjeve me qeveritë e shteteve përkatëse.

Guvernatori Andrew Cuomo bëri të ditur se Nju Jorku ka ndarë një fond prej 61 mijë dollarësh për rihapjen e monumentit, i cili për ekonominë e këtij shteti gjeneron të ardhura të vazhdueshme nga vizitat e turistëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)