28 Prill 2024

Revista britanike TNT, sugjeron Shqipërinë për turizëm

Londër, 27 nëntor – Revista britanike “TNT”, në editorialin e saj shkruan se “Shqipëria është vendi i mistereve”, ndërsa më tej ajo përshkruan se guidat turistike përreth këtij rajoni janë tejet “të zëna” me ishujt grekë apo me zbulimet e historisë së kalbur të ish-Jugosllavisë duke e konsideruar Shqipërinë se në fakt, gati askush nuk di shumë përreth këtij vendi.

Po sipas TNT-së, “ka shumë për të zbuluar në Shqipëri, duke përfshirë vargmalet mbresëlënëse, plazhet mahnitëse dhe ajo jetë e ngadaltë tradicionale”.

Të udhëtosh drejt Shqipërisë, sipas anglezëve të TNT-së është “lehtësisht e suprizueshme, por më e mira të mos e planifikosh udhëtimin tënd, kohë më parë. Ka shumë opsione ku mund të përzgjedhësh akomodimin tënd apo faqe online, ndërsa autobusët-mini apo siç quhen në Shqipëri, furgonët, vështirë se mund t’ua përcaktosh oraret”.

“Në se të gjitha këto më sipër dështojnë, atëherë pyesni një banor lokal. Të gjithë në Shqipëri njohin së paku një person që përdor taksi, restorant të mirë apo shtëpi pritëse a bujtinë për turistët që vizitojnë këtë vend”.

Këto dhe shumë histori të tjera shqiptare, përfshirë guidat e qyteteve, adresa rrugësh dhe restorantesh apo lokale të njohura drejt destinacioneve të dëshiruara, por edhe gatimin apo jetën e natës në Vlorë, Shkodër, Tiranë, Sarandë apo Berat janë të përshkruara gjerësisht nga revista TNT.

Revista “TNT” ka si mision, “frymëzimin e udhëtarëve të pavarur” dhe që nga viti 1983 shpërndahet pa pagesë, në Angli.

Në më se 30 vitet e fundit TNT është kthyer në një Multimedia, që i drejtohet kryesisht brezit të ri dhe atyre që duan ta shijojnë jetën në maksimum”.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)