24 Mars 2023

Restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi, më i miri në botë

Londër, 29 prill - Restoranti i shqiptarit nga Maqedonia Rene Rexhepi, është shpallur si më i miri në botë, shkruan “Gardian”, duke iu referuar listës më të re që çdo vit e përgatit revista prestigjioze e shquar dhe e specializuar britanike “Restorant”.

Restoranti i Rexhepit “Noma” ndodhet në Danimarkë, dhe në të, ky gastronom i talentuar, i cili është edhe gjellëbërësi kryesor, përgatitë vetëm ushqime të vendeve nordike.

Për Rene Rexhepin thuhet se është gjellëbërës i talentuar i cili din të përgatit “çudira të vërteta” duke bërë ushqime nga bimët e egra, lulet dhe gjethet me shije të hidhur të cilat servilen me fryte të freskëta deti.

Rexhepi babain e ka shqiptar nga Maqedonia, kurse nënën daneze.

Vendi i parë i restorantit të tij “Noma” është zgjidhur në konkurrencë të fortë në mesin e shumë restoranteve në botë, ndër të cilat edhe “El Buli” spanjoll, që më herët katër vite me radhë ishte zgjedhur vendi më i mirë për ushqim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)