29 Prill 2024

Rama: Plazhet janë të shqiptarëve, s’do paguani më para për të hyrë në det

Prishtinë, 9 qershor - Kryeminstri Edi Rama u shpreh se në këtë sezon turistik kryefjalë e qeverisë është pastërtia e plazheve ,si një aset i çmur në përpjekjen për ta kthyer atë në histori suksesi.
 
Duke deklaruar se qeveria e tij nuk premton çudira, Rama u shpreh “I kënaqur nga paraqitja modeste e këtij plani të madh që vihet në lëvizje për herë të parë. Përgjegjshmëri të lartë dhe vetëdije të plotë për vënien në jetë të këtij plani.

Nuk besoj se ka ndonjë gjë për të festuar kur fillon sezoni si qeveria paraardhëse, as nuk do premtoj çudira. Sa herë fillon vapa qeveria shfaqet dhe premton çudira e mrekulli që do ndodhin, ndërkohë që për ne ky sezon fillon si një sfidë e parë për të sjellë një cilësi të re të turizmit”, tha ai.

Nërsa duke iu referuar sërish qeverisë së shkuar, Rama tha se atyre iu pëlqenin plehrat në plazhe, ndërsa tani standard i vetëm i plazheve shqiptare, siç premtoi ai, do jetë pastërtia.

“Nuk është meritë e asnjë qeverie që turizmi funksionon, ne jemi një vend i bekuar për të qenë histori suksesi në turizëm. Kemi nisur punën kohë më parë, me çlirimin e territoreve ku vijnë turistët nga plehrat. Pastrimi dhe pastërtia janë fjala kyçe e këtij sezoni. Koha shumë e shkurtër nuk na lejon të bëjmë shumë më tepër se kaq, Kaq është vërtetë shumë, të kemi plazhe të pastra, rrugë nacionale të pastra, një fillim të ri në raportin mes turistit, plazhit dhe natyrës”, tha më tej ai.

Kryeministri ndër të tjera siguroi shqiptarët se do marrë fund historia e zaptimit të plazheve nga privatët.

“Nuk do ketë plazh ku ligjin e bën privati, ai do ketë me kontratë nga pushteti vendor për të shfrytëzuar atë pjesë që do shfrytëzojë. Do pastrojë pjesën e tij dhe gjithë plazhin tjeter. Kontrata e tij do jetë në funksion të pastrimit. Do marrë fund historia që po shkele rërën do paguash lekë”, tha Rama.

Ai shtoi më tej se, “E di që do kemi konflikte, por nuk do tolerojmë asgjë, plazhet janë të popullit shqiptar. Nuk do kenë më detyrim që të paguajnë para për të hyrë në det”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi maksimumin e përgjegjshmërisë nga të gjithë qytetarët, për të mbajtur pastër zonat turistike.
“Pjesë e rëndësishme është ndërgjegjësimi, vetëdija e qytetarëve për tu bërë pjesë e një suksesi turistik për Shqipërinë. Na duhet me patjetër të fitojmë sfidën e një vendi turistik mesdhetar evropian. Nuk mund të jetë një vend që bashkëjeton me plehrat. Asnjë vend ku banjot e diellit konsiderohen si moment kur hidhen ca ke në dorë në rërë. Kjo është sfida jonë e parë. Ti kthejmë plazheve pastërtinë dhe paprekshmërinë nga plehrat”- deklaroi Rama.

Lidhur me infrastrukturën rrugore, shefi i qeverisë theksoi se është e pamundur që rikonstruksioni i disa rrugëve të rëndësishme të përfundojë gjatë këtij sezoni.

“Do të jetë e pamundur të kompletohet rruga e Pogradecit dhe plot akse të tjera që do të mbeten, unë shpresoj shumë sezonin tjetër. Është bërë shumë punë për vendosjen e rrugëve në standarde të reja, është bërë një punë për sinjalistikën rrugore, tërësisht e re moderne dhe i përgjigjet ambicieve të një vendi që kërkon turistë në rrugët e veta.”- deklaroi Rama.

Më tej kryeministri theksoi se prishjet e ndërtimeve, ristrukturimet dhe rikualifikimet urbane përgjatë vijës bregdetare nuk do të ndalen.

“Ndërtimi pa leje do të konsiderohet krim dhe çdo krim mjedisor do të jetë pjese e punës së përditshme të Policisë së Shtetit dhe nuk do të jetë më çështje e një Inspektoriati fillikat që bredh nëpër Shqipëri si një çetë, që nuk mund ta përballojë fluksin e madh. Nuk do të ndalemi përgjatë vijës bregdetare qoftë me prishjet, ristrukturimet dhe rikualifikimet urbane. Sezonin e ardhshëm me patjetër do të kemi risi spektakolare që nga Velipoja deri në Himarë, duke kaluar përmes Durrësit, duke vazhduar me Divjakën, Vlora pa dyshim. Në Qeparo do të fillojë një ndërhyrje rikualifikuese të plotë që do të shërbejë si model për të gjithë fshatrat e tjerë të Jonit e kështu me radhë”- deklaroi Rama. 

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri deklaroi se gjatë këtij sezoni turistik priten 3 deri në 3.5 milionë qytetarë shqiptarë dhe të huaj, që pritet të frekuentojnë zonat turistike. Për të garantuar sigurinë për qytetarët dhe pushuesit në bregdet, Ministria e Brendshme ka hartuar një plan të detajuar masash.

“Periudha që parashikojmë fluks më të lartë, 1 korrik-15 gusht, duke adoptuar kështu edhe strukturën e Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimeve në zonat turistike. Rritja e sigurisë rrugore në të gjitha akset rrugore dhe parandalimi i aksidenteve automobilistike. Sipas planit të hartuar nga Ministria e Brendshme, parashikojmë mobilizimin e 2388 punonjësve të policisë, mjeteve lundruese dhe një helikopter”- deklaroi Tahiri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)