27 Prill 2024

Qeveria miraton Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”.

Prishtinë, 3 dhjetor -  Sot në mbledhje të qeverisë është miratuar Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”.

Në vitin 1986 me vendim të Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, disa nga hapësirat me vlera të veçanta u shpallën si Park Nacional me emërtim të ri: Parku Nacional “Mali Sharr”, dhe nga ajo kohë është provuar që sipërfaqja e cila shtrihet në kuadër të parkut, të trajtohet në mënyrën e cila siguron përmbushjen e kritereve të përcaktuara me rregullativë ligjore dhe plotësimin e kërkesave të caktuara me marrëveshje dhe rregulla ndërkombëtare.

Përkujdesja ndaj vlerave natyrore është kërkesë e domosdoshme,  përmbushja e të cilës mundëson që ato të përjetohen nga gjeneratat e tashme dhe të ardhshme. Ky është njëri prej kushteve bazë, plotësimi i të cilit mundëson arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm të hapësirës.

Zhvillimi, rregullimi dhe shfrytëzimi i Parkut Nacional “Mali Sharr”, kërkon veprim të organizuar dhe të koordinuar të të gjitha strukturave të përfshira, kërkon strategji dhe politika afatgjate të cilat do të bazohen në rezultatet e procesit të hulumtimit dhe planifikimit.

Plani synon të mbrojë hapësirat e Parkut Kombëtarë “Sharri” nga zhvillimi dhe shfrytëzimi i pakontrolluar i këtyre vlerave natyrore dhe nga degradimi i mjedisit dhe vlerave të tjera ekonomike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)