28 Prill 2024

Pronarët e vilave që mund të shemben do të ankohen tek EULEX

Prishtinë, 16 dhjetor - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) kërcënon se do të shembë të paktën 20 vila që sipas saj janë pa leje ndërtimore në Prevallë.

Pronarët e vilave të ndërtuara në vitet e ’80 në Prevallë kanë kundërshtuar aksionin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për rrënimin e shtëpive në kuadër të fushatës së fundit për largimin e ndërtimeve pa leje në këtë zonë të parkut kombëtar në \"Sharri\".

Ata kanë bërë të ditur se këto vila nuk janë të jashtëligjshme, pasi janë ndërtuar në përputhje me rregullat e caktuara në kohën e pushtetit jugosllav. Ndërkohë edhe pronarët e vilave të reja, të ndërtuara pas vitit 2006, në kuadër të projektit “Fshati Turistik Prevalla” kanë theksuar se do të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore për pengimin e aksionit të rrënimeve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Reagimi i tyre vjen pas angazhimit të MMPH-së për rrënimin e 27 objekteve që konsiderohen se nuk kanë leje në përputhje me Planin rregullativ urban “Prevalla”.

“Të hënën aktpadinë do t\'a paraqes në EULEX. Kjo situatë është bërë e padurueshme”, ka thënë Arsim Alija nga Ferizaj, pronar i një vile të ndërtuar në vitet 80’ në Prevallë.

“I kemi dërguar shkresa MMPH-së dhe për më shumë se 10 ditë asnjë përgjigjë nuk kemi marrë”, ka deklaruar Alija. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)