07 Maj 2024

Prizreni ndër qytetet më të bukura në botë

Uashington, 1 janar - “Lumi Lumbardhi rrjedh nën urën 500-vjeçare të gurit në qytetin e Prizrenit në Kosovë”, kështu e përshkruan MSN, qytetin e Prizrenit.

Viti 2013 nuk ishte krejt zi sa i përket Kosovës dhe shqiptarëve. Në fund të vitit që mbeti pas erdhi një sihariq nga webfaqja MSN, e cila e zgjedh qytetin e Prizrenit në mesin e 10 qyteteve më të bukura të botës.

Në listën e vendeve më të mrekullueshme të botës, qyteti i Prizrenit radhitet i nëntit, për shkaka të bukurisë së veçantë që ka.

“Lumi Lumbardhi rrjedh nën urën 500-vjeçare të gurit në qytetin e Prizrenit në Kosovë”, kështu e përshkruan MSN, qytetin e Prizrenit. Ky qytet, i cili njihet si “qyteti i zambakut”, ka një vlerë të veçantë historike për shqiptarët, ndërsa e veçanta është se ka ruajtur me shekuj traditën e gërshetuar shqiptare.

Për më tepër informacion mund klikoni ne lidhjen e mëposhtme: http://photos.ca.msn.com/slideshow/photo/beautiful-places-around-the-world/2t4aws0f#9
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)