29 Mars 2024

Prezantohen vlerat në sektorët e turizmit dhe bujqësisë në Viti

Viti, 15 mars - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), komuna e Vitisë  dhe Agjencia Austriake për Zhvillim, përmes projektit INTERDEV 2, do të lansojnë analizat për zingjirin e vlerave në sektorët e turizmit dhe bujqësisë në Viti.

Analizat ofrojnë informata për të gjithë të interesuarit të kuptojnë cilat janë kapacitetet, sfidat dhe nevojat aktuale për zingjirët respektiv të vlerave si dhe rekomandimet për sektorin e turizmit (mikpritje dhe gastronomi) dhe bujqësisë (pemë, perime dhe kultura drithi).

Në ngjarje do të marrin pjesë Z. Gunther Zimmer, këshilltar dhe shef i zyres kordinuese për bashkëpunim teknik pranë ambasadës së Austrisë, Sokol Haliti, kryetar i komunës së Vitisë dhe Znj. Valbona Bogujevci, asistente e përfaqësuesit të përhershëm dhe kordinatore e programit në UNDP.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)