29 Mars 2024

Policia heton rastet e mashtrimit të qytetarëve gjatë aranzhimeve turistike

Prishtinë, 2 gusht - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë është duke i trajtuar disa ankesa të qytetarëve të Republikës se Kosovës të cilët kishin bërë aranzhime turistike për verën e vitit 2018 në Agjencinë Turistik " Vol Travel " me seli në Gjilan.

Këto aranzhime turistike dyshohet se nuk janë realizuar nga  agjencioni i lartëpërmendur, prandaj ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë  bërë aranzhime turistike me agjencionin në fjalë, e të cilat  aranzhime nuk janë realizuar, të paraqiten në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës në nivel të regjioneve përkatëse policore ku ata banojnë.

Policia e Kosovës po ndermerrë dhe do të ndermarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operacionale për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të involvuar në raste të tilla të mashtrimeve, dhe njëkohësishtë kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të mos bien pre e mashtrimeve të tilla, të informojnë dhe bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për parandalimin e këtyre rasteve.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)