10 Maj 2024

Plazhet pranë Liqenit të Ohrit ende pa turistë

Ohër, 25 qershor - Plazhi i Liqenit të Ohrit vazhdon të jetë i zbrazët dhe se ditëve të javës janë tejet pak vizitorë apo pushues që duan të shijojnë diellin pranë liqenit.

Një numër i madh i pushuesve kanë shmangur Strugën dhe Ohrin si destinacion për të kaluar fundjavën apo këtë javë, për shkak të temperaturave të ulta dhe reshjeve të shiut, gjatë tërë javës së kaluar.

Gjithashtu në Strugë  po mbretëron një atmosferë e zbehtë për shkak të mosardhjes së mërgimtarëve për pushimet verore dhe se ardhja e tyre pritet të ndryshojë atmosferën në qytet, por edhe të rrisë dinamikën e lëvizjeve dhe pranisë së pushuesve pranë plazhit.

Grupi i turistëve të huaj, kryesisht ata holandezë që pushojnë në Strugë është i njëjtë nga periudhat e kaluara të qershorit dhe të pjesës së dytë të muajit maj, që më së miri vërehet në plazhin e hotelit “Drim” ku ata shfrytëzojnë shërbimet e këtij hoteli dhe plazhi.

Pranë plazheve më të frekuentuara dhe preferuara shihen vetëm disa persona, edhe pse dy ditët e fundit ishin mjaft e përshtatshme për plazh me temperaturë rreth 30 gradë. Pronarët e hoteleve dhe restoranteve theksojnë se kanë përgaditur një ofertë të pranueshme dhe të pasur për turistët, që kanë si destinacion Strugën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)