09 Maj 2024

Plazhet e Shqipërisë me roje bregdetare

Durrës, 23 qershor - Ky sezon veror do të jetë ndryshe për të gjithë pushuesit dhe turistët që do të zgjedhin të shijojnë bregdetin shqiptar.

Jo vetëm pasi në sajë të një pune disamujore që po vijon për pastrimin e zonës bregdetare, do të kemi rërë e det më të pastër, por edhe sa i takon një tjetër risie.

Bëhet fjalë për projekt pilot në disa plazhe të përzgjedhura për të cilët po zhvillohet një konkurs kombëtar sa i takon Modelit të Kullave të Vrojtimit.
 
Sipas këtij projekti, çdo plazh do të ketë modelin e tij me të cilin do të identifikohet.

Kështu, në bregdet janë ngritur Kulla Vrojtimi, si dhe janë trajnuar nga Agjencia kombëtare e Bregdetit 40 studente të Akademisë së Sporteve të Tiranës në kursin ndërkombëtare t Federatës së Rojeve Bregdetare në Malin e Zi.
 
Në kuadër të këtij projekti, 3 vajza janë pjesë e plazheve në Golem dhe në Shkëmbin e Kavajës, si roje bregdetare.
 
Kështu, pushuesit në këtë sezon veror do të jenë edhe më të sigurtë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)