14 Maj 2024

Pashtriku dhe Liqeni i Vërmicës vihen nën Mbrojtje Paraprake

Prishtinë, 3 dhjetor - Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, në pajtim me dispozitat ligjore, ka marrë vendim për vënien nën Mbrojtje Paraprake të një pjese të Malit Pashtrik dhe Liqenit të Vërmicës si zonë potenciale për shpallje Vlerë e Mbrojtur e Natyrës në kategorinë e Parkut të Natyrës.

Mbrojtja paraprake do të zgjas deri sa zona të shpallet e mbrojtur në kategorinë e Parkut të Natyrës, por jo më gjatë se dy vjet nga dita e nxjerrjes së këtij Vendimi.

Gjatë periudhës sa do të zgjat statusi i Mbrojtjes Paraprake do të zbatohen dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e natyrës dhe Zona do të gëzojë statusin e zonës së mbrojtur.

Obligohet Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit,  që t’i ndërmarrin masat e duhura për zbatimin e këtij Vendimi.

Iniciativa për shpalljen e Pashtrikut/Vërmicës zonë e mbrojtur është duke u zhvilluar edhe në pjesën përtej kufirit në Republikën e Shqipërisë dhe në koordinim me Institucionet relevante të Republikës se Shqipërisë kjo zonë në të dy anët e kufirit do të shpallet Zonë e Mbrojtur Ndërkufitare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)