29 Mars 2023

Ohri në 10 destinacionet verore për pushim sipas “Gardian”

Ohër, 30 prill - Ohri ka zënë vend thuajse të barabartëe me Havanën kubaneze, Hamburgun gjerman dhe Ibizën spanjolle si destinacionet më atraktive në listën “Top 10 destinacionet për pushim veror të studentëve” të cilën e përpiloi gazeta e përditshme britanike “Gardian”, transmeton internet gazeta “Ohritnjuz”.

Sipas “Gardian”, nuk ekziston njeri i cili mund të mbetet indiferent dhe i paimpresionuar nga toleranca fetare dhe harmonia të cilën e ndajnë kishat dhe xhamitë e shpërndara në mbarë qytetin.

Për frekuentuesit e jetës së natës, gardian propozoi argëtim në anije, ndërsa për admiruesit e natyrës gazeta rekomandoi Galiçicën prej ku mund të kënaqesh me pamjen e mrekullueshme të perëndimit të diellit.

Rangim të tillë, Gardian bën çdo vit dhe për këtë qëllim i pyet studentët e mbarë botës, ku kanë kaluar pushim të paharruar verën e kaluar. Përveç Maqedonisë në listën “Top 10” destinacionet për pushim veror të studentëve” gjenden edhe Skocia, Spanja, Rumania, Hungaria dhe Britania.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)