16 Maj 2024

Nurellari: Kosova ka potencial për zhvillim të turizmit

Prishtinë, 12 shkurt - Këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Adri Nurellari ka thënë se Kosova ka potencial për zhvillim të turizmit dhe ajo mund të garojë madje edhe me vendet më të zhvilluara në botë.

Nullerari është shprehur se Qeveria duhet të ofrojë kushte të përshtatshme për zhvillim të një tregu sa më të sigurt për të zhvilluar turizmin.

“Krijimi i kushteve sa më të përshtatshme për bizneset tregtare dhe për zhvillimin e një tregu të sigurt për të zhvilluar turizmin janë ndër prioritet e qeverisë”, ka thënë Nurellari.

Sipas tij, sfida e Kosovës vazhdon të mbetet diaspora. Ai ka theksuar se ngritja e remitencave në Kosovë varet prej tyre.

“Sfida e Kosovës është diaspora dhe ngritja e remitencave përmes tyre. Diaspora mund të jetë edhe konsumatore e produkteve të Kosovës”, ka theksuar Nurellari.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)