28 Prill 2024

Numri i vizitorëve në hotele zvogëlohet për 9.19 për qind

Prishtinë, 13 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar  të dhënat e hotelerisë në Kosovë për TM4 2013.

Në TM4 2013 pjesë e anketës janë 105 hotele që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës, ku pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Gjilan. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 10.60%.

Në vitin 2013 numri i vizitorëve vendor është zvogëluar për 9.19% në raport me vitin 2012.

Kurse,  netëqëndrimet e vizitorëve vendor janë rritur për 5.50%. Rritje kemi edhe te vizitorët e jashtëm për 2.63%, kurse netëqëndrimet e vizitorëve të jashtëm janë zvogëluar për 7.79 %ne raport me vitin 2012.

Në TM4 2013 numri i vizitorëve është 24 476 vizitor, ku 53.19% janë vizitor vendorë dhe 46.81% janë vizitor të jashtëm.

Ndërkohe numri i netqëndrimeve  në TM4 2013 është 38 016. Rreth  50.41% e netqëndrimeve janë nga vendorët dhe 49.59% janë të huajë.

Me numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit 2013 prinë kryeqyteti i Kosovës, Prishtina me gjithsej 55 750 vizitorë, Lipjani radhitet i dyti me 7931 vizitorë, Prizreni radhitet i treti me 6610 vizitorë.

Në TM4 2013, numrin më të madh të vizitorëve dhe netqëndrimet e tyre e ka kryeqyteti i Kosovës, Prishtina me 15 055 vizitorë dhe 24 033 netqëndrime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)