06 Maj 2024

Nis aksioni i rrënimit të kampingut ilegal në Prevallë

Prishtinë, 18 tetor - Në mbështetje të inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe zyrtarëve të Parkut Nacional ka dalë dhe njësia speciale e Policisë së Kosovës. 

Ministri i MMPH, Dardan Gashi ka thënë se sot është dita e intervenimit në Prevallë, dita e zbatimit të ligjit, \"e kthimit të besimit se ne, duam dhe duhet ta mbrojmë natyrën, këtë pasuri që i përket të gjithëve. Deri dje ka mbizotëruar miti i paprekshmërisë ndaj atij kaosi që ishte krijuar në atë zone, që nga paslufta.\"

\"Ky mosbesim që ishte krijuar ndër vite nuk është se ishte krejt i pabazë. Ju e dini se edhe më parë ka pas përpjekje për ta ndalur degradimin e Prevallës por për arsye që nuk mund t’i kuptojë, këto përpjekje kanë mbetur vetëm në letër\", theksoi Gashi.

Sot, pas një afati të mjaftueshëm kohor dhe ligjor që i është dhënë kompanisë që menaxhonte ilegalisht me Kampingun Veror, për të vepruar konform vendimit, MPMH ka  filluar rrënimin e 76 vikend-shtëpive dhe largimin e dhjetëra kampshtëpive.

Kjo kompani e cila ka menaxhuar ilegalisht me kampingun veror vepronte pa asnjë pëlqim mjedisor dhe leje ujore, poashtu ka tri vite që nuk posedon as leje nga Komuna e Prizrenit.

Me ndërtimet e egra dhe pa asnjë përfillje të karakterit që ka ky kamping i përkohshëm, kjo kompani e ka shëndërruar atë në fshat turistik afatgjatë.

\"Sikur kompania në fjalë t’i ishte përmbajtur kontratave, ne, sot, nuk kishim cka të rrënonim. Kjo kompani nuk ka pas të drejtë të ndërtonte, ose të lejonte të ndërtonte me material të fortë\", ka pohuar Gashi.

Pos shpenzimeve të rrënimeve që do t’i bartë kompania menaxhuese ilegalisht e kampingut, tashmë ajo është përgjegjëse dhe ndaj pronarëve të vikend-shtëpive që janë ndërtuar me material të fortë.

Gashi theksoi me tutje se \"ky është hapi konkret i Ministrisë së Mjedisit në Prevallë, kemi filluar me kampingun ilegal sepse është rasti më eklatant i funksionimit duke shkelë dhe shpërfillë cdo kriter ligjor dhe mjedisor\".

Aksione do të ketë edhe në pjesën tjetër të Prevallës, ku shumica e tyre kanë leje por që kanë tejkalime, për të kthyer gjendjen e mëparshme, tani dua të shtoj se ky veprim nga ne nuk është asgjë e jashtëzakonshme por është implementim i ligjit. Po ashtu, për t’i bërë me dije çdo abuzuesi me natyrën se shteti vepron.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)