29 Prill 2024

Nikoliq: Nga Brezovica do të përfitojë Kosova

Shtërpcë, 26 mars - Kryetari i komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, nën administrim të së cilës është edhe Brezovica, ka thënë se projekti për Brezovicën është njëri prej projekteve më madhore që është zhvilluar në komunën e Shtërpcës.

Ai ka thënë se ky projekt po realizohet fal një bashkëpunim të afërt të Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Shtërpcës.

Nikoliq ka thënë se ky projekt është i një rëndësie të veçantë për atë dhe Komunën e Shtërpcës pasi që është investimi i parë kaq madhor në Kosovë në hapësirat e gjelbëruara.

Ai shtoi se Brezovica ka kapacitet që të jetë destinacioni kryesor i skijimit në Evropën Juglindore. Fakti që ka pasur kaq shumë interes nga investitorët për të investuar në Brezovicë, për të është tregues se ka ndryshim pozitiv të perceptimit të investitorëve për ambientin e të bërit biznes në Kosovë.

“Nga ky projekt do të përfitojë e gjithë Kosova e në veçanti Shtërpca. Do të krijohen më shumë se 4 mijë vende të reja punës, që do të ndikojë direkt në mirëqenien e qytetarëve të kësaj ane”, ka thënë Nikoliq.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)