27 Prill 2024

Në 10 vitet e fundit Turqinë e kanë vizituar 300 milionë turistë

Ankara, 3 korrik - Numri i turistëve që kanë vizituar Turqinë këto 10 vitet e fundit e kanë katërfishuar popullsinë e vendit.

Gjatë 10 viteve të fundit në Turqi erdhën rreth 300 milionë turistë.

Sipas informacionit që është marrë nga vlerësimi i shifrave që ka publikuar Instituti i Statistikave të Turqisë (TÜİKK) në periudhën 10-vjeçare, që përfshi vitet 2002-2012, në Turqi kanë ardhur 4 herë më shumë turistë se e gjithë popullsia e Turqisë.

Në këtë periudhën Turqinë e vizituan saktësisht 295 milionë e 209 mijë e 409 turistë duke kontribuar në arkën e shtetit turk me 236 miliardë dollarë të ardhura nga ky sektor.

Ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti në Turqi kanë ardhur 5 milionë e 8 mijë e 425 turistë, dhe të ardhurat që janë siguruar gjatë kësaj periudhe llogaritet të jenë rreth 4 miliardë e 918 milionë e 553 dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)