16 Maj 2024

Naim Syla merr detyrën e rektorit të Universitetit në Gjilan

Gjilan, 9 shkurt - Është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së u.d. së rektorit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan,  nga ish- u.d. Arben Dërmaku te u.d. rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Naim Syla.

Me rastin e pranim dorëzimit të detyrës, u. d. së rektorit Naim Syla, falënderoi ish-u.d. rektorin Arben  Dërmaku, për kontributin e dhënë në Universitet dhe për sukseset e arritura në vazhdën e shumë proceseve dhe aktiviteteve.

U.d.  së rektorit Naim Syla, tha se  do të përkushtohet që të vazhdoi rrugën e drejt në të cilën kemi qenë deri më tani. Ai tha se do të angazhohet maksimalisht që së bashku me stafin e Univeristetit “Kadri Zeka”, proceset e Universitetit ti dërgojë përpara. 

Nga ana tjetër ish-u.d. së rektorit Arben Dërmaku  e përgëzoi u. d. Naim Syla për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në këtë pozitë.

Prof. Dr. Naim Syla. u zgjodh në këtë pozitë, më 06.02.2015, pasi anëtarët e Këshillit të Përkohshëm Drejtues, të Universitetit “Kadri Zeka ”  në Gjilan,  kanë votuar unanimisht për të. Prof. Asoc. Dr. Naim Syla deri tani ishte prorektor për mësim dhe kërkime shkencore në Universitetin “Kadri Zeka”.

Zgjedhja e ushtruesit të detyrës së rektorit të Universitetit ‘Kadri Zeka” ndodhi  gati një muaj pas dorëheqjes së ish-rektorit Arben Dërmaku.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)