30 Prill 2024

MTI përkrah fuqizimin e turizmit

Prishtinë, 17 prill - Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, sot u hapën  panairi i turizmit, udhëtimeve dhe gastronomisë dhe panairi i edukimit, ku biznese të shumta nga vende të ndryshme dhe institucione edukativo arsimore nga rajoni po i shpalosin ofertat e tyre turistike, ushqimore si dhe edukativo-arsimore.

Në ceremoninë e hapjes zyrtare të panairit, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Cuneyd Ustaibo, theksoi se Kosova është vend i atraksioneve turistike dhe se potencialet që ka vendi ynë për zhvillimin e kësaj veprimtarie  do të ndikojë edhe në sferën e përgjithshme ekonomike.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë po e përmirëson dhe rregullon fushën e turizmit. Ne kemi punuar në ligjin e ri të turizmit, i cili kaloi javën që shkoi, jemi duke punuar në vazhdimin e reformave për të bërit biznes, fuqizimi i sektorit privat, si dhe zhvillimi i zonave të lira ekonomike.\"

\"Po ashtu, ne jemi duke bërë përpjekje që të ofrojmë përkrahje maskimale për të zhvilluar edhe  industrinë e  ushqimit dhe fatmirësisht gjendja në këtë sektor vital të ekonomisë sonë është duke ndryshuar për të mirë. Standardet e kësaj industrie janë në ngritje dhe investitorët po shohin potencial serioz të zhvillimit të këtij sektori”, theksoi zv/ministri Ustaibo.

Sipas organizatorëve të CEO-së Panairi i Turizmit, Udhëtimeve dhe Gastronomisë është një organizim tradicional, i cili këtë vit shënon edicionin e dhjetë jubilar si ngjarja kryesore për promovimin e turizmit në vend dhe rajon, duke mbledhur në gjirin e vet përfaqësuesit kryesorë të fushës nga sektori privat  dhe publik.

Në hapjen e  panairit ishin prezentë  ishin përfaqësues të institucioneve qendrore të Kosovës,  Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë etj., të cilët prezantuan vizionet dhe objeksionet për të avancuar fushat përkatëse në trendët e zhvillimit ndërkombëtar.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit vlerësuan se këto panaire janë mundësi e mirë për prezantimin e ofertave të ndryshme nga vendet tjera, por njëkohësisht është mundësi e mirë e përurimit të turizmit dhe arsimit vendor.

Këto dy panaire do të jenë të hapura nga 17 deri më 19 prill.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)