27 Prill 2024

MMPH nisë kallëzimet penale për degradimin Prevallës

Prishtinë, 25 qershor - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapëc21sinor (MMPH) i drejtohet Prokurorisë Themelore në Prizren me pesë kallëzime penale ndaj pesë operatorëve që hoqën shiritat e ndalimit të punimeve në Prevallë.

Sylë Morina dhe kompania “Fanaj Inxhinjering”, Haxhi Muca, pronar i vikend shtëpizës në Prevallë, Burim Sallauka, pronar i restorant “Koha”, Besim Kokollari, pronar i villa “Marsit” dhe villa “Uron” dhe Kemajl Bekteshi, pronar i vikend shtëpizës në Prevallë, nuk e kanë zbatuar vendimin e ministrit nr. 1498/13 të datës 3 Maj 2013, pika 2 me të cilin ndërpriten të gjitha aktivitetet ndërtimore në zonën e Prevallës, pjesë e parkut nacional “Sharri” për afat të pacaktuar.

Të njëjtit kanë hequr shiritat e vënë përreth objekteve të tyre nga inspektorët e MMPH-së, me çka kanë kryer vepër penale asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

MMPH kërkon nga Prokuroria Themelore në Prizren që në afat sa më të shpejt të hapë procedurat gjyqësore kundër 5 operatorëve të lartëcekur.

Ministri i MMPH-së Dardan Gashi është i vendosur në ndaljen e degradimit të fshatit turistik “Prevalla” dhe përmirësimin e gjendjes aktuale duke apeluar tek të gjithë pronarët e objekteve në atë zonë, të respektojnë vendimet dhe ligjet e Republikës së Kosovës, përndryshe, shkelësit, do të përballen edhe me dënime me burgim, sipas ligjeve në fuqi. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)