22 Mars 2023

Mirënjohje për ata që mbrojnë, gjoba për ata që ndotin mjedisin

Prishtinë, 23 prill - Me rastin e Ditës Botërore  të Planetit Tokë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkë organizim me MASHT, MBPZHR, Komunën e Prishtinës,  OJQ-të  mjedisore si ; “Lets Do it Kosova”, “Green Art Center”, “Let Center“, “Ekovizioni”, dhe SHFMU ”Mitrush Kuteli”  shënuan Ditën Botërore të Tokës. 

Manifestimi qendror u mbajtë në Qendrën “PYLLI I ARINJVE, me ç’rast Ministri  i MMPH-së, Fatmir Matoshi në fjalimin e tij pasi përshëndeti të pranishmit theksoi se Kosova ka shumë punë për të bërë sa i përket gjendjes se mjedisit/tokës, ngase sipas tij kemi shumë probleme mjedisore me te cilat jemi duke u ballafaquar për çdo ditë.

“Në shënimin e Ditës së tokës është kënaqësi  e veçantë kur e shohim se çfarë rëndësie ka ambienti i pastër. Sikur çdo cep i vendit të ishte kështu sikur në Pyllin e Arinjve. Për gjeneratat e reja duhet të angazhohemi sepse kemi probleme se pari me vetëdijesimin tonë si shoqëri por jam i lumtur që po arrijmë çdo ditë ta ngritim vetëdijen e qytetarit”, deklaroi ministri Matoshi.

Njëkohësisht, ministri Matoshi theksoi që kemi kaluar shumë sfida si popull dhe i kemi përballuar me shumë mund, mirëpo tani jemi një vend i lirë dhe kemi perspektivë evropiane, andaj duhet te gjithë së bashku te përmirësojmë ketë gjendje jo te kënaqshme mjedisore.

Ministri Matoshi në vazhdim të fjalimit tha se është i përkushtuar të punoi me te gjitha kapacitetet  të cilat i posedon Ministria si dhe do te kërkoj mbështetje edhe nga institucionet si vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare për përmirësimin sa me te shpejt te kësaj gjendje mjedisore.

Ministri Matoshi  kërkoi edhe implementimin e legjislacionit mjedisor nga Inspektorati i MMPH dhe te gjithë akteret tjerë relevant, duke dhënë gjoba për ndotësit.

Në emër të shoqërisë civile foli udhëheqësja e OJQ“GAC”, Merlina Muçaj, e cila theksoi se vendi ynë ka nevojë për një bashkëpunim më të gjerë të të gjithë akterëve duke filluar nga niveli më i lartë e deri tek individi,  në mënyrë që të kemi rezultate të prekshme dhe të përmirësojmë këtë gjendje të keqe mjedisore e cila ka kapluar vendin.

Fjalë rasti në shënimin e kësaj dite mori edhe udhëheqësi i qendrës “ Pylli i Ariut”, Afrim Mahmuti, i cili falënderoi  Ministrinë e Mjedisit  dhe të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi dhe i vlerësoi lartë aktivitetet e ndërmarra me rastin e shënimit te kësaj dite.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite, janë mbjellur drunjë dhe pisha nga ministri Matoshi dhe pjesëmarrësit tjerë, në hapësirën e pyllit të arinjve si dhe janë dhënë mirënjohje për shkollat pjesëmarrëse.

Nder aktivitetet e zhvilluara me rastin e shënimit të DBT-së , janë si në vijim;

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)