14 Maj 2024

Ministri Agani vizitoi Parkun e Arinjve

Prishtinë, 12 nëntor - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka vizituar të enjten Parkun e Arinjve që gjendet në fshatin Mramor të Prishtinës.

Mnistri Agani tha se qëllimi i kësaj vizite është njoftimi më për së afërmi me gjendjen dhe kushtet në të cilat jetojnë arinjtë.

Ai tha se është i përkushtuar që ky park të funksionojë ashtu siç duhet, ngase qëllimi i tij është mbrojtja institucionale e kësaj specie të rrezikuar të Kosovës.

Ndryshe, me iniciativën e Fondacionit Katër Putrat në vjeshtë të 2013, së bashku me MMPH-në dhe me Komunën e Prishtinës u arrit një kontratë ndërkombëtare.

Me këtë u përcaktua se, Katër Putrat si institucion i vetëm në Kosovë mund të mbajë arinj të murrmë, që deri në atë kohë mbaheshin ilegalisht nga restorante komerciale në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)