29 Prill 2024

Mbahet konferenca para-ofertuese për Brezovicën

Prishtinë, 24 mars - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) organizon sot konferencën para-ofertuese për Projektin e Brezovicës, me investitorët e huaj të parakualifikuar, e cila do të mbahet duke filluar nga ora 9:30, në Ndërtesen e Qeverisë.

Fjalimet e folësve janë paraparë të fillojnë prej 9:30 deri në ora 11:00. Pas pauzës, është paraparë periudha e sesioneve të punës me investitorët e para-kualifikuar me ç‘ rast konferenca do të vazhdoj me dyer të mbylla.

Në ora 17:00, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, z. Bernard Nikaj do të mbajë konferencë për media ku do të prezantojë kërkesat dhe ofertat e investitorëve gjatë takimit. (Salla e konferencës për media,  P-32).

Kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi, do t’ju uroj mirëseardhje investitorëve potencial si dhe do t’i siguroj ata për përkushtimin e qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj investimeve të huaja.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Tracy Ann Jacobson, do t’ju drejtohet të pranishmëve me një fjalim për të treguar mbështetjen e ofruar në vazhdimësi nga SHBA-të ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës në përgjithësi dhe ndaj Projektit të Brezovicës përkatësisht investimeve të huaja në veçanti.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, z. Bernard Nikaj në fjalimin e tij do të fokusohet në punën e kësaj ministrie për të arritur deri tek faza e dytë e prokurimit të Projektit të Brezovicës si dhe për reformat e bëra e që ndërlidhen drejtpërdrejt me investimet e huaja në Republikën e Kosovës.

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, z. Bratislav Nikoliq, do të fokusohet në rëndësinë e këtij projekti për komunën në fjalë, përkrahjen e qytetarëve të kësaj komune si dhe ndikimin e tij në përgjithësi në ekonominë e vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)