24 Mars 2023

Marbella, qyteti turistik i paprekur nga kriza në Spanjë

Madrid, 12 dhjetor - Ndërsa ngecja ekonomike e Spanjës shtohet, papunësia dhe niveli i borxhit rriten, një cep i vogël në gadishull po tregon se nuk ka shenja të rënies ekonomike. 

Në  qytetin Marbella, paratë nga Rusia dhe super të pasurit e botës arabe vazhdojnë të vërshojnë në arkat e dyqaneve luksoze, jahteve dhe agjencive imobiliare.

Një shenjë suksesi, një ekspozitë e makinave luksoze në qendër të Marbellës. Eshtë një pejsazh ndryshe nga sfidat ekonomike me të cilat përballet pjesa tjetër e Spanjës.

Ky brez bregdetar në Costa Del Sol, i njohur si Riviera Spanjolle, është pothuajse i rezeruar ekskluzivisht për shoqërinë e lartë.

Megjithë problemet e thella ekonomike në pjesën tjetër të Spanjës, Marbella ka mundur t’i shpëtojë zymtësisë dhe po shkëlqen në vetvete.

Super të pasurit nga Rusia, Gjiri Persik dhe Lindja e Largët, që parkojnë jahtet e tyre aty dhe shpenzojnë shumë në dyqanet e firmave, po e ndihmojnë këtë zonë të bëjë përjashtim nga prirja ekonomike e pjesës tjetër të Spanjës.

Numri i njerëzve që kërkuan asistencë papunësie në Spanjë arriti më shumë se 4 milionë e 420 mijë sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Punës në nëntor.  Kjo do të thotë se papunësia është 21.5 përqind, shifra më e lartë në Eurozonë.

Por në Marbella situata është ndryshe. Dyqani  i makinave luksoze Cohen & Cunild u hap në maj të këtij viti dhe ka disa nga makinat më të shtrenjta në botë.

Mitchel Cunild, bashkëpronar i dyqanit thotë se njerëzit vijnë në Puerto Banus nga e gjithë bota për të blerë makinat e fundit sportive.

\"Megjithëse jemi në jug të Spanjës, koleksioni i rrallë i makinave që kemi, tërheq njerëz nga mbarë bota përfshi Lindjen e Mesme dhe Amerikën që vijnë për të pare makinat tona, çmimi i të cilave është nga 134 mijë në mbi 2 milionë e gjysmë”.

Përfaqësitë e firmave janë të kënaqura të plotësojnë kërkesat ekstravagante të klientëve të tyre.

\"Shitën një SLR McLaren. Blerësi donte që pjesa e brendshme të vishej me lëkurë në ngjyrë floriri si dhe disa element të gdhendur”, thotë Cunild.

Autoritetet lokale për turizmin në Marbella thonë se qyteti është destinacioni i katërt më popullor në botë për firma luksoze pas Parisit Londrës dhe New York-ut.

Por një makinë e mirë nuk është asgjë pa një jaht luksoz. Dhe super të pasurit në Marbella janë përgatitur të derdhin paratë për të siguruar një vend në marinën e qytetit – edhe në se ky privilegj mund të kushtojë më shumë se 6 milion euro në vit.


Bill Thiem, drejtor i kompanisë Engel & Volkers Yachting thotë se butikët dhe restorantet e mira janë pjesë integrale e kërkesave të klientëve të tyre.

\"Klientët tanë i tërheq Puerto Banus për shkak të dyqaneve, butikëve dhe restoranteve shumë të mira që kemi këtu. Ata mund të gjejnë vend për të parkuar jahtet e tyre këtu gjatë gjithë vitit me një klimë të mrekullueshme dhe të nisen që këtej për udhëtime në Afrikë apo diku tjetër gjatë bregut”.

Gjuetarët e pasurive të patundshme në Marbella kërkojnë gjithashtu standarte të larta.

Klientët e agjentes imobiliare Kristina Szekely i vënë rëndësi privatësisë.

Ata kërkojnë banesën më të mire dhe Marbella është vendi që mund t’ua plotësojë kërkesat.

\"Tregu ka qëndruar i lartë pasi pronarët u rezistojnë presioneve të blerësve. Pse? Sepse ata janë në pozitë që u garanton një çmim të lartë, pasi kemi cilësinë më të mire, kemi arkitekturën më të mire dhe çdo gjë tjetër.

Porti i jahteve Puerto Banus në Marbella u ndërtua nga biznesmeni i njohur Jose Banus nga Madridi. Ai u përurua në vitin 1970 nga princi Rainier and Princesha Grace e Monacos dhe e ka ruajtur qysh atëherë elegancën.

Sot Puerto Banus e vazhdon këtë reputacion si këndi i lojrave për të pasurit. Dhe dyqanet janë aty për ta vërtetur këtë.

Shumat e mëdha të parave janë unike për Marbellan thotë Jose Luis Hernandez, kreu i biznesit të turizmin në bashkinë e qytetit.

\"Tani po negociojmë një investim që sjell miliona euro vetëm nga bota arabe. Ky është rasti i vetëm në të gjithë vendin. Kemi gjithashtu disa kompani amerikane që mund të jenë të interesuara të investojnë në hoteleri këtu. Të gjitha këto e vënë qytetin në një situate ndryshe krahasuar me pjesën tjetër të Spanjës\", thotë ai.

Për 200,000 banorët e përhershëm të Marbellas zhurma e motorit të Bugatti Veyron është aq e zakonshme sa cicërimat e zogut. Dhe e ardhmja e këtij qyteti turistik që i ka bërë ballë  recesionit vazhdon të duket e mirë edhe për 2012-ën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)