16 Maj 2024

Liqeni i Ohrit është në rrezik

Ohër, 13 shtator - Rreziku për shkatërrimin e liqenit të Ohrit me urbanizimin e tepruar, është gjetur në faqet e numrit të korrikut në njërën nga revistat më të lexuara në botë “BBC wildlife magazine”.

“Galapagosi Ballkanik është nën rrezik. Shtëpia e peshqve dhe kërmijve të veçantë në liqenin e Ohrit mund të thahen nëse ndërtohet në moçalet e saj”, shkruan gazeta BBC wildlife magazine.

Liqeni i Ohrit është liqeni më i vjetër natyror në Evropë dhe një ndër më të vjetrit në botë. Thellësia e tij mbërrin deri në 155 metra, që është edhe më i thelli në Evropë dhe një ndër 14 liqenet më të thella në botë. Në ujërat e liqenit të Ohrit jetojnë rreth 200 lloje të peshqve dhe endemikëve nënujor.

Gazeta e BBC-së shtypet nga viti 1963 dhe nga atëherë publikon informata për kafshë të egra të cilat gjithmonë janë të vërtetuara.

Nëse ndërtohet mbi moçalin e Studençishtes rrezikohet fauna, por edhe vendi i kafshëve të veçanta që jetojnë në të. Sipas planit të ri urbanistik të Ohrit 2014-2024, planifikohet që mbi moçalin të ndërtohen apartmane dhe hotel luksoz.

Me zvogëlimin e hapësirës së moçalit, do të ndryshohet kuantiteti dhe kualiteti i ujërave nëntokësorë, por edhe funksioni themelor (pastruesi natyror i liqenit të Ohrit), e cila njëkohësisht është edhe rreziku më i madh pas biodiversitetit të moçalit dhe për liqenin.

“Ohër SOS”, në qershor sivjet i ka dërguar letër të hapur kryetarit të komunës së Ohrit Nikolla Bakraçevskit, e cila letër përmbante kërkesë për moratorium të zbatimit të aktiviteteve dhe projekteve të cilat nënkuptojnë zvogëlimin e hapësirës së moçalit të Studençishtes së Ohrit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)