07 Maj 2024

Kualifikohen 16 garuesit për Ski Sllallom Paralel në Brezovicë!

Brezovicë 15 shkurt - Pas një gare intensive, janë përzgjedhur 16 garuesit më të mirë për garën Ski Sllalom Paralel në Brezovicë.
Sllalom Paralel është një garë ku dy konkurrent garojnë, në të njejtën kohë,  krah për krah, përgjatë një trajtoreje.

Kjo garë zhvillohet në dy faza.  Faza kualifikuese për garë, e cila u mbajt sot, nxorri 16 finalistë të cilët do të garojnë për çmimet kryesore, të dielën me 16 Shkurt duke filluar nga ora 11:00

Finalistët janë: Eordejt Pupovci, Dardan Pupovci, Nenad Nikolič, Besnik Mekaj, Agon Kapuqi, Sasha Ilic, Almedin Smaili, Isak Sulejmani, Aleksandar Kuzmanovic, Getoar Pozhegu, Velja Ilič, Samir Hyseni, Endrit Haxhikadria, Eron Burri, Edis Elezi dhe Ardian Bakalli.

Lulzim Zhubi, drejtor i asosacionit organizativ të garës, SCARDUS, është shprehur i kënaqur me pjesëmarrjen në garë dhe ka shtuar: ‘Kjo garë është shndërruar në ULTIMA FIGHT, ku vetëm më të mirët guxojnë dhe marrin pjesë. Kjo është super.’

SCARDUS DEVOLLI CORPORATION SKI SLLALOM PARALEL ndanë tri çmime kryesore të cilat janë si vijon:

Vendi i parë - 600.00 €
Vendi i dytë - 300.00 €
Vendi i tretë - 150.00 €

Përveç garave, SCARDUS në Brezovicë organizon edhe aktivitete tjera, si shfaqje të filmave të shkurtër dhe dokumentar për sporte ekstreme, të cilat shfaqen në ambient të hapur dhe janë kuruar nga EHO FILM FESTIVAL nga Shkupi, si dhe ndeja me DJ lokal dhe rajonal.

Më këto aktivitete, SCARDUS shënon festën e Pavarësisë së Kosovës në mallet e Sharrit. Ndërkohë që aktivitetet sportive vazhdojnë edhe në muajin Mars, ku do të garohet në kategorinë SBX për Ski dhe Snowboard, me ç’rast për herë të parë do të kenë mundësi të garojnë edhe femrat. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)