19 Prill 2024

Kosova në panairin prestixhioz të turizmit në Londër

Londër, 31 janar - Kompania kosovare Balkan Natural Adventure është pjesë e panairit prestigjioz te turizmit të përkrahur nga e përdistshmja londoneze The Times, Destinations, nga data 31 janar deri më 3 shkurt, në sallën Olympia.

Panairi Destinations mbledhë disa nga kompanitë më prestigjioze të udhëtimit në botë dhe mbahet në Manchester dhe në Londër.

 Balkan Natural Adventure është kompania e vetme nga Kosova dhe atje paraqitet me top produktet e veta te ecjes në Bjeshkët e Nemuna dhe ato të Sharrit.

Paraqitja e kompanisë është organizuar nga vet stafi i cili ka përgaditur materialet dhe ka siguruar hapsurën e prezantimit, duke e bërë kështu BN Adventure kompaninë e parë kosovare të turizmit që paraqitet si e vetme në një panair prestigjioz si Destinations.

Në kuadër të organizmit Ambasada e Kosovës në Londër ka ndihmuar me logjistikë dhe materiale shtesë për një paraqitje më të denjë të kompanisë dhe vet Kosovës.

“Për ne është shumë e rëndësishme që të paraqitemi para publikut londonez, ata përbëjnë pjsën më të madhe të mysafirëve tonë dhe shpresojmë se ky panair do të risw numrin e truristëve britanik në Kosovë”, ka thënë Nol Krasniqi pronar i kompanisë.

“Punën tonë e kanë mbuluar gazeta britanike si The Financial Times, The Guardian, The Week si dhe shumë publikime të tjera të specilaizuara në turizëm. Ky panair do të forcojë pozitën tonë në këtë treg”, ka thënë Krasniqi.

Ai gjithashtu ka falënderuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës dhe veçanarisht, atashenë për ekonomi në ambasadën e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Elmaze Pireva për ndihmën në logjistikë.

“Për ne ambasada ka qenë një adresë ku kemi pasur vetëm përgjigje pozitive në kërkesat tona për përkrahje logjistike. Janë të mrekullueshëm”, ka theksuar Krasniqi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)