07 Maj 2024

Kosova dhe Shqipëria me treg të përbashkët turistik

Tiranë, 6 shkurt -   Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit të Republikës së Shqipërisë, të enjten kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e turizmit.

Delegacioni kosovar kryesohej nga ushtruesi i detyrës së Ministrit, Bernard Nikaj dhe nga pala shqiptare marrëveshjen e firmosi ministrja Eglantina Gjermeni.

Kjo marrëveshje është shprehje e vullnetit të përbashkët mes dy qeverive asaj shqiptare dhe asaj kosovare pas deklaratës për Bashkëpunim dhe Partneritet Strategjik, të nënshkruar në Prizren, më 11 janar të këtij viti. Të dy palët vlersuan si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin në fushën e turizmit, si një sektor potencial për zhvillimin e ekonomisë në të dy vendet.

Për Ushtruesin e detyrës së ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, z. Nikaj  kjo i hap rrugën vizitave të përbashkëta në destinacione turistike të të dyja shteteve ku do të prezantohen së bashku me publikime dhe materiale promovuese të dy vendeve. “Kjo marëveshje do të vendosë në një kornizë institucionale bashkëpunimin mes institucioneve tona, i cili shumë shpejt do të konkretizohet me projekte të përbashkëta. Së bashku jemi më të fortë”, - deklaroi Nikaj.

“Synimi ynë kryesor është krijimi dhe zhvillimi i paketave të përbashkëta turistike, si e vetmja mundësi për të qenë konkurrues në tregun rajonal dhe më gjerë”, - deklaroi gjatë konferencës për shtyp Ministrja Gjermeni. “Ne kërkojmë të zgjerojmë veprimtarinë e operatorëve turistikë të të dy vendeve dhe të shtojmë numrin e turistëve, duke ju siguruar kushte dhe standarde më të mira”, - u shpreh Ministrja në konferencën për shtyp.

Palët ranë dakord të punojnë bashkarisht për rritur numrin e turistëve mes dy vendeve, duke siguruar praktika të thjeshta ndërkufitare përgjatë gjatë vitit, si dhe lëvizjen e vizitorëve  nga njëri shtet në tjetrin, në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Një tjetër pikë me rëndësi për zbatimin me sukses të kësaj marrëveshjeje është trajnimi i stafeve të turizmit, shkëmbimi i të dhënave statistikore turistike si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira profesionale.

Palët angazhohen për krijimin e tregut të përbashkët të turizmit në mes dy vendeve që do të sjellë rritjen e investime në sektorin e turizmit. Diskutimet mes dy delegacioneve vazhduan në nivel teknik mes ekspertëve të dy ministrive.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)