28 Mars 2024

Komuna e Prizrenit përuron projektin 'Shenjëzimi i 10 shtigjeve të ecjes'

Prizren, 27 shtator - Komuna e Prizenit ka bërë të ditur se për nder të Ditës Botërore të Turizmit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik do të bëjë përurimin e projektit “Shenjëzimi i 10 shtigjeve të ecjes”, projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.

Po ashtu, edhe në këtë aktivitet të pranishëm do të jenë kryetari Haskuka, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit e misioneve të huaja në Kosovë.

Ky aktivitet do të mbahet në afërsi të fshatit Mushnikovë afër Hotel Gold, ndërkaq për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës.  

Në të njejtën ditë në shënjë solidarizimi dhe vetëdijesimit të nga kanceri i gjirit Komuna e Prizrenit mbeshtetë aktivitetin “Race for the Cure” të organizuar nga OJQ “Renesansa”.

Në këtë aktivitet do të bëhet ecja dhe vrapim së bashku me qytetarët për t'i dhënë mbështetje të gjithë personave që kanë luftuar më sëmundjen e kancerit të gjirit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)