15 Maj 2024

Kinezët shpenzuan mbi 110 miliardë dollarë për turizëm

Pekin, 6 nëntor - Sipas një raporti të publikuar nga një uebsajt turistik, një aplikacion app dhe qendra e kartave bankare e \"Bankës së Kinës\" mësohet se në 10 muajt e parë të këtij viti konsumatorët kinezë kanë shpenzuar 110 miliardë e 300 milionë dollarë për udhëtime turistike jashtë vendit.

Çdo turist kinez ka shpenzuar mesatarisht 940 dollarë për blerjen e artikujve të ndryshëm jashtë vendit, shifër kjo 16.3 për qind më e lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, thekson raporti.

Më tej në raport thuhet se 53.6% e turistëve kinezë kanë udhëtuar jashtë vendit për blerje artikujsh të ndryshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)