27 Prill 2024

Kina e para në botë për turizmin jashtë vendit

Pekin, 25 nëntor - Sipas "Raportit mbi zhvillimin e turizmit të Kinës 2013" të publikuar nga Akademia e studimeve mbi turizmin, Kina është vendi i parë në botë për turizmin jashtë vendit në vitin 2013.

Sipas të dhënave, shpenzimet mbi turizmin ndërkombëtar të Kinës në vitin 2013 arritën në 102 miliardë dollarë, duke zënë afro 9.5% të vëllimit të përgjithshëm ndërkombëtar.

Ndërkohë, numri i turistëve që vizitojnë Kinën arriti në 57.7 milionë, duke u bërë Kina destinacioni i tretë turistik në botë.

Në raport thuhet se, në vitin 2013, numri i turistëve brenda vendit është 2.96 miliardë, kurse të ardhurat arritën në 22.7 milionë yuanë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)