19 Prill 2024

Investitorët gjerman interesohen për Sarandën

Sarandë, 26 qershor - Qytetit bregdetar i Sarandës, po tërheq vëmendjen jo vetëm të pushuesve vendas dhe të huaj, por edhe të investitorëve potencial.

Resurset dhe potencialet që mbart qyteti, por edhe sitet e shumta arkologjike dhe turistike që gjenden në territorin e saj, ka bërë që së fundmi krerë të Shoqatës Ekonomike Gjermani-Shqipëri të shprehin një interes të veçantë për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Delegacioni kryesohej nga Presidenti i shoqatës Hans Jurgen Myler, dhe drejtori ekzekutiv Michel Albert, si dhe nga një grup biznesmenësh.

Në këtë vizitë, e cila përfshin në një tur disa ditor në këtë qytet, ata shoqëroheshin nga Ambasadori Shqiptar në Berlin, Valter Ibrahimi.

Takimin e parë ata e zhvilluan me kryebashkiakun, Stefan Çipa i cili u bëri edhe një panoramë të të gjithë aseteve arkologjike e atyre natyrore, ku prioritet i është dhënë infrastrukturës në funksion të turizmit.

Kryetari i Bashkisë Stefan Çipa, ka ftuar turistët gjermanë, të zgjedhin bregdetin jonian për pushimet e tyre, pasi ai ofron gjithçka.

Çipa është ndalur kryesisht tek promovimi i vlerave të Sarandës në sytë e miqve gjermanë dhe asetet që ofron ky vend për operatorët turistik në Gjermani.

Miqte gjermanë, kanë qenë të interesuar edhe për bashkëpunime të ndërsjellta në fushën e biznesit, sidomos në prodhimet bujqësore, që janë bio.

Ndërkohë, ata janë njohur nga afër me veprimtarinë e disa prej biznesve lokale në fushën e turizmit, hotelerisë dhe biznesit të ndërtimit.

Shoqata ekonomike Gjermano-Shqiptare, është ngritur 19 vjet më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)