05 Maj 2024

Inicohen procedurat për publikimin e shprehjes së interesit për Brezovicën

Prishtinë, 25 janar - Komiteti Drejtues Ndër – Ministror për Projektin e Brezovicës në takimin e mbajtur sot ka aprovuar inicimin e procedurave të prokurimit, përkatësisht publikimin e shprehjes së interesit për identifikimin/angazhimin e investitorëve në Projektin Zhvillimor të Brezovicës.
 
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, njëherësh kryesuese e këtij komiteti, Mimoza Kusari - Lila ka paralajmëruar dinamizëm të proceseve kyçe të këtij projektit si dhe ka ri-konfirmuar projektin zhvillimor të Brezovicës, si projekt me rëndësi të veçantë për ekonominë e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, anëtarët e KDNMP-së kanë aprovuar unanimisht pikën që ka të bëjë me pezullimin e menjëhershëm dhe në tërësi të lëshimit të të gjitha lejeve të reja të ndërtimit në Zonën e Moratoriumit të Ndërtimit në Brezovicë. Implementimi i këtij vendimi do të bëhet nga Komuna e Shtërpcës dhe Ministria e Planifikimit Hapësinor.

Në vazhdim, Njësia për Implementimin e Projektit Zhvillimor të Brezovicës ka prezantuar planin e implementimit përkatësisht opsioneve zonale në të cilat është paraparë që të zbatohet projekti i Brezovicës.

Në fund, Komiteti Drejtues Ndër-ministror është pajtuar për t’i koordinuar veprimet e të gjitha ministrive relevante në mënyrë që të ndihmohet Komuna e Shtërpcës për të zgjedhur problemin e mungesës së energjisë elektrike dhe rregullimin e teleferikëve në Qendrën e Skijimit të Brezovicës.   

Qendra Turistike e Brezovicës vlerësohet si destinacion me potencial të lartë dhe pikë strategjike për zhvillimin e turizmit në Kosovë.

Projekti Zhvillimor i Brezovicës pritet që ta shndërrojë atë në qendër turistike konkurrente me Maqedoninë dhe Bullgarinë në aspektin fitimprurës dhe atë të biznesit turistik.

Shprehja e interesit do të publikohet më 31 janar në gazetat e përditshme të Kosovës dhe “Financial Times”, ndërsa më 2 dhe 9 shkurt në revistën “The Economist”. 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)