29 Prill 2024

Hoteleria, trendi i ri i yjeve të showbizit

New York, 11 mars - Jo vetëm restorante, parfume dhe linja veshjesh. Yjet e botës së spektaklit, duke qenë udhëtarë dhe mysafirë të shpeshtë të hoteleve në gjithë botën, i kanë kthyer sytë nga sektori i hotelerisë. Natyrisht asaj luksoze.

I pari është Robert De Niro, që në zemër të lagjes Tribeca të New Yorkut ka projektuar The Greenwich Hotel. Struktura ka 88 dhoma me tapetë tibetianë, shtretër suedezë, tualete në mermer, pishina të tipit “Zen”, etj.

Ndërkohë, një orë larg me makinë nga Manhatani, mes pyjeve të Uestçesterit, Richard Gere dhe bashkëshortja Carey Lowell kanë ristrukturuar Bedford Post Inn, rezidencë historike e vitit 1780, ku mund të strehohen qoftë edhe për një fundjavë dhe ku kanë në dispozicion 8 dhoma dhe ku mund të praktikohet joga.

Ndërsa Clint Eastwood ka zgjedhur lokalitetin Karmel, në Kaliforni, ku ka restauruar fermën Mission Ranch, vendi i përsosur për të rizbuluar jetën e cowboys-ëve, me ushqim në stil amerikan, muzikë live dhe dhoma të pajisura me çdo mjet komforti.

Nuk ka mbetur pas edhe ikona tjetër e kinemasë, Robert Redford, që ka ngritur resortin e tij turistik Sundance Resort në Jutah, vendi ideal për adhuruesit e turizmit malor dhe të sporteve në dëborë.

Në Evropë, vokalisti i U2 dhe anëtarët e bandës së tij kanë hapur “The Clarence”, një hotel super-luksoz, me një panoramë fantastike të Dublinit, që ndodhet vetëm dy hapa larg Temple Bar, zona e famshme e lokaleve të natës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)